VIDEO | Tre “simfoni” të Mesit dhe një perlë e Suarez, super Barcelonë

Barcelona i afrohet titullit nga java në javë dhe sonte katalanasit kanë bërë detyrën, duke mundur me rezultatin 1-4 Real Betis në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverdo iu fal formës së mirë së Lionel Mesit dhe Luis Suarez, që ishin të pandalshëm.

Argjentinasi tregoi klasin e tij në golin e parë të takimit dhe jo vetëm. Sulmuesi ekzekutoi një goditje dënimi dhe nuk i la asnjë mundësi Pau Lopez në golin e parë. Mesi mendoi edhe për golin e dytë, por meritën kryesore e pati Luis Suarez. Uruguaiani “shpiku” një asist dhe “Pleshti” më pas nuk foli. Barcca shko në dhomat e zhveshjes e qetë.

Katalanasit kërkojnë t;i japin fund sa më shpejt ndeshjes dhe këtë herë Suarez ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës vetë. Sulmuesi vallëzoi në mbrojtjen e vendasve dhe Pau Lopez u detyrua më pas ta nxjerrë për të tretën herë topin nga rrjeta.

Betis ngushtoi shifrat me Loren në të 82, ndërsa Mesi tre minuta më pas bëri mrekullinë e radhës dhe Barcelona triumfoi me “poker”. I gjithë stadiumi në këmbë te goli i argjentinasit. Me këtë fitore katalansit marshojnë në krye, duke kryesuar me 10 pikë më shumë se Atletiko e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *