VIDEO | Tre muaj pa gol, Dibala rikthehet i dikurshmi me një “perlë”

Paolo Dibala po përjeton një sezon tejet të çuditshëm. Vitin e kaluar ishte golashënuesi i dytë më i mirë i Serie A me 22 gola, ndërsa në edicioni aktual, argjentinasi kishte shënuar vetëm dy gola në 20 takime.

Në përballjen ndaj skuadrës modeste të Frozinones, mëngjarashi i Juventusit u rikthye të shënojë pas më shumë se tre muajsh pritje (goli i fundit të Serie A ishte ndaj Kaljarit më 3 nëntor). Goli ishte fantastik, një goditje nga rreth 30 metra që gjeti trekëndëshin e portës së kundërshtarëve.

JUVENTUS 3 – 0 Frozinone
Shënues: Dibala 5′, Kedira 16′, Ronaldo 63′

Goli i argjentinasit hapi takimin  me Juventusin që e pati fare të thjeshtë  të mundte Frozinonen me rezultatin 3 – 0. Paraqitje krejtësisht dominuese, fiks ajo që i duhej skuadrës para përballjes në Champions ndaj një kundërshtari për t’u pasur frikë si Atletiko Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *