VIDEO | Traversë dhe asist vendimtar, Llullaku nderon Astran

0

Azdren Llullaku nuk ishte preferuar titullar nga Astra, por kjo nuk e ka penguar sulmuesin anësor të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë në transfertë kundër Sepsi. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt ai dha asistin e golit të triumfit për skuadrën e tij.

Pas një goditjeje këndi, Llullaku me kokë e devijoi topin dhe e çoi te Cestor. Ky i fundit nuk e pati të vështirë të realizonte dhe Astra në fund iu gëzua tre pikëve. Sulmuesi i kombëtares sonë ishte protagonist absolut, pasi para goditjes së këndit nga erdhi goli goditi tranversën me një parabolë.

Llullaku zbriti në fushë në minutën e 56-të dhe vetëm pas katër minutash u ndëshkua me karton të verdhë. Me këtë fitore Astra shkoi në kuotën e 24 pikëve dhe zona euro është gjashtë pikë larg. Synimi është pikërisht pjesëmarrja në kupat e Europës dhe deri në fund do tentohet arritja e objektivit sezonal.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.