VIDEO | Transfertat konfirmohen “makth”, Arsenali bie ndaj Uest Hemit

Arsenali vijon me ulje-ngritjet dhe ditën e sotme në derbin ndaj Uest Hemit, ka marrë një goditje të fortë për sa i përket shpresave për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. “Topçinjtë”, konfirmojnë dhe një herë tjetër makthin e transfertave, teksa ka që në muajin nëntor pa fituar jashtë fushe në Premier Ligë.

Sfida ishte e ekuilibruar dhe me raste nga të dyja krahët, por në pjesën e parë, asnjë nga ekipet nuk arriti të konkretizonte, duke mbyllur gjithçka në 0-0. Fraksioni i dytë nisi menjëherë i vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me anë të mesfushorit të talentuar, Diklan Rajs.

Ekipi i Unai Emeri, tentoi deri në fund të merrte diçka nga sfida, por “çekanët” rezistuan deri në fund, duke marrë një fitore me mjaft vlera. Kështu, Arsenali, i dhuron një asist Çelsit për t’u shkëputur, ndërkohë shans ka dhe Mançesteri, teksa në rast triumfi ndaj Totenhemit nesër, barazon me pikë “topçinjtë”.

Premier Ligë / Uest Hem-Arsenal 1-0
Shënues: Rajs 48’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *