VIDEO | Totenhem “masakron” Evertonin, “gjelat” arratisen nga Çelsi

0

Totenhem ka marrë një fitore të thellë 6-2 sot në transfertë ndaj Evertonit. Të besuarit e Poçetinos nuk e nisë dhe aq mirë ndeshjen, pasi e panë veten në disavantazh pak pasi ishin mbushur 20 minuta lojë nga goli i Uollkot, por gjithsesi ata gjetën forcat për të shënuar 3 herë që në pjesën e parë.

Ishte Son që vendoi ekuilibrin, ndërsa më pas Dele Ali dhe Jkejn bënë që mysafirët të shkonin në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në pjesën e dytë Eriksen firmosi golin e katërt. Vendasit ngushtuan avantazhin me Sigurdson, por Son dhe Kejn realizuan sërish, për të vulosur gjithçka në shifrat e thella 2-6.

Totenhemi shkon 5 pikë para Çelsit dhe Arsenalit, ndërsa sheh Liverpulin e vendit të parë 6 pikë larg. Gjelat prej disa vitesh jemi mësuar t’i shohim të pretendojnë për vendet e para, por duket e vështirë që të futen në garën mes Sitit dhe ”The Reds” për kurorën e Premier League-s, edhe pse ky sukses është një tregues se të  çdo kundërshtar duhet t’i marrë masat mirë ndaj tyre.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.