VIDEO/ Topi kalon mes këmbëve të Domgjonit, Cikalleshi nis të festojë dhe shënon në Turqi

Sokol Cikalleshi i është rikthyer golit në Turqi me ekipin e Akhisasporit. Këta të fundit kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Menemesporit, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte në minutën e 67 golin që do i dërgonte shifrat në 2-0.

Sulmuesi shqiptar arriti të fuste topin mes këmbëve të Domgjonit, për ta ndalur më pas në rrjetë. Ndërkohë Menemespori ka arritur që të barazojë shifrat në minutën e 78 dhe 89, për të dalë me një pikë nga kjo transfertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *