VIDEO/ Top mjeshtëror nga Cokaj dhe Tuci që e ka si lojë fëmijësh, Lokomotiva i falet sërish shqiptarëve

Lokomotiva e Zagrebit i falet edhe njëherë tjetër shqiptarëve. Këtë herë është Indrit Tuci ai që gjen golin me skuadrën kroate kundër Varazdinit. Në shtesën e pjesës së parë, lojtari shqipatar do të zhbllokonte shifrat, duke e dërguar skuadrën e tij në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Ishte Cokaj ai që do të shfaqte fillimisht klasin e tij, pasi do të hapte një top mjaft të bukur në krahun e djathtë të lojës, nga ku vjen edhe pasimi në zonë për Tucin. I gjendur përballë portës së boshatisur, sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë do e kishte si lojë fëmijësh të tundte rrjetën. Megjithatë janë edhe 45 minuta të tjera në dispozicion për të shënuar sërish./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *