VIDEO/ “TKZ” mbërrin në stadium dhe ndez atmosferën, trafiku i rënduar në rrugët që të çojnë te “Air Albania”

Inagurimi i stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e sotme ndaj gjelave të Francës i ka bërë të gjithë shqiptarët të kërkojnë të jenë të pranishëm për të mbështetur kuqezinjtë nga afër në këtë ndeshje të veçantë. Kjo ka sjellë edhe pasojat e veta, teksa trafiku në rrugën e Rinasit është rënduar së tepërmi.

Tifozë të shumtë nga mbarë shqiptaria i janë drejtuar Tiranës për të qenë pranë djemve të drejtuar nga Reja në “Air Albania Stadium”, ku pritet të ketë një atmosferë të zjarrtë. Radhë të gjata me automjete janë krijuar në këtë aks dhe me shumë mundësi kryeqyteti shqiptar do të paralizohet këto pak orë përpara ndeshjes. Megjithatë, gjithçka ia vlen për tifozët e Kombëtares, që janë gati të përjetojnë emocione të papërsëritshme në këtë përballje të kuqezinjve ndaj Francës. Ndërkohë tifogrupi “Tofozët Kuqezi” janë më të karikuar se kurrë dhe kanë mbërritur edhe në stadiumin ku dy përfaqësueset do të zbresin në fushë në orën 20:45/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *