Video | Tite e grumbulloi në kombëtare, 19-vjeçari brazilian s’i mban dot lotët

Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, publikoi sot listën me 23 emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për miqësoret e shtatorit ndaj El Salvadorit dhe ShBA-ve. Lista e Tites kishte shumë surpriza, por emri që ka befasuar më shumë është ai i portierit të Flamengos Hugo Noguera.

Hugo është vetëm 19-vjeç dhe ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Flamengos, pasi vazhdon të aktivizohet me ekipin U20. As vetë Hugo nuk e di se si Tite vendosi që ta thërriste në kombëtare, por siç duket tekniku brazilian beson te potenciali i tij. Në një video që klubi i Flamengos ka nxjerrë në rrjetet sociale, duket qartë që Hugo nuk është në gjendje t’i përmbajë lotët, pas marrjes së lajmit të ftesës që çdo djalosh në Brazil e ëndërron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *