VIDEO/ Tiranën nuk e ndalë askush, fitore e pastër në Ballsh dhe me një dorë në titullin e Superiores

0

Nëse fitojmë në Ballsh, atëherë e kemi vendosur një dorë në titullin kampion! Ka qenë kjo kryefjala e këtyre javëve të Tirana para ndeshjes që do të kishin ndaj Bylisit. Në këtë transfertë nuk kishte fituar askush tjetër përveç Skënderbeut në atë dramë që u mbyll me rezultatin 2-3.

Bardheblutë gjetën avantazh me një akrobaci në zonë nga ana e Kobina, ndërsa Batha dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kur u mendua se Peposhi hapi lojën dhe rindezi emocionet ishte kapiteni Muça që vulosi shifrat në 1-3. Pas kësaj fitore të arritur në Ballsh dhe fitores në minutën e fundit nga ana e Kukësit ndaj Luftëtarit në shifrat 2-1, vazhdon të mbahet diferenca prej 9 pikësh, kur kanë mbetur edhe 9 takime për t’u luajtur. /Sport Ekspres/

 

 

BYLISI: Miraka, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mocone.

Trajner: Veljko Dovedan

TIRANA: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Doka, Batha, Celhaka, Torasa, Kale, Kobinah dhe Ngo.

Trajner: Emanuel Egbo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.