VIDEO | Tiranë zhgënjyese, kryeqyteti gjithnjë e më “i kuq”

Është mbyllur derbi i 150-të në “Selman Stërmasi”. Partizani arrin të marrë një fitore 0-1 ndaj Tiranës, duke e çuar në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore për bardhebultë. Një sfidë mjaft emocionuese, e cila kishte një mozaik fantastik, pasi stadiumi ishte i mbushur plot e përplot.

Ndonëse nuk kishte shumë raste të rrezikshme, spektaklin menduan që ta dhuronin tifozeritë, të cilat e kishin pritur prej më shumë se një viti e gjysmë një ndeshje kaq të veçantë. Ishte një ndeshje që i kishte munguar Kategorisë Superiore.

Takimi nise mjaft i kujdesshëm me skuadrat të vendosura mirë në fushë. Hasani dha shkëndijën e parë për Tiranën, ndërsa Telushi në anën tjetër ju përgjigj menjëherë. Sapo ishin mbushur 20 minuta lojë Asani u tregua mjaft inteligjent me pasimin e tij nga djathta, ku ftoi Malën në qendër të zonës. Mesfushori erdhi nga pas shpine, duke devijuar mjaftueshëm sa për të shënuar golin e avantazhit. Në festë “demat”, të cilët vijojnë të dominojnë në derbi.

Tirana nisi të reagonte, por Partizani mbrojtje mjaft mirë dhe priste momentin për të goditur sërish. Në pjesën e dytë më shumë se ndeshja vëmendje morën tifozët, që kishin rezervuar surpriza pa fund. Tirana nuk arriti dot që të bënte diçka për të rrezikuar seriozisht portën e Alban Hoxhës.

Në këtë mënyrë Partizani shënon fitoren e 63 në takimet derbi. Bardheblutë në anën tjetër kujtojnë 7 shkurtin e vitit 2014, kur braziliani Xhilberto që i ka dhënë suksesin  fundit. “Demat” marrin kryesimin me 13 pikë, të paktën përkohësisht, ndërsa të besuarit e Ze Marias mbeten në kuotën e 5 pikëve.

 

Kategoria Superiore – Java 6
E premte, më 28 shtator, ora 19:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana 0-1 Partizani
Shënues:
 Mala 20′

GOLI

20′ – Pas harkimit të Asanit , Mala vjen nga pas shpinës së bardhebluve dhe realizon!

DIREKT

Edhe në minuta e fundit nuk munguna banderolat nga të duja tifozeritë!

76’ – Asani bëri gjithçka mirë nga e majta, por në fund neon vet, duke çuar topin pak mbi kuadrat, edhe pse nga një pozicion i vështirë.

Ngacmon tifogrupi “Tirona Fanatics”

74’ – Pas harkimit nga këndi, Ngo tenton me kokë, por Belica devijon.

69′ – Blazhevski ndërhyn rëndë ndaj Telushit dhe ka përplasje mes lojtarëve, pasi maqedonasi verpon sërish keq në drejtim të mesfushroit të Partizanit!

Atmosferë fantastike, këtë herë nga tifozeria e Tiranës!

 

61′ – Me aktivizimin e Oduamadit në vend të Dokës, ndryshon skema e Tiranës, që kalon me tre në mbrojtje dhe shton forcat sulmuese.

Tjetër koreografi nga tifozët e Partizanit!

52′ – Ngo aktivizohet në vend të Sentamusë.

Pjesa e dytë ka nisur me spketakël nga tifozeritë. “Guerrils” kanë ndezur sektorin e tyre!

34’ – Daja kroson nga e djathta, por topi është tepër i fortë dhe Hoxha grushton. Maveje ndjek aksionin, por sërish nuk kishte problem për portën e “demave”

30’ – Blazhevsi shërben për Dajën, i cili tenton të mposhtë Hoxhën, por “gardiani” i demave është pozicional dhe neutralizon rrezikun.

Ka ngacmime në sektortët e tribunës VIP!  Policia ka ndërhyrë dhe ka shorqëruar jashtë stadiumit personat problematikë!

27’ – Telushi provon nga një goditje dënimi, por topi shkon ngjitur me shtyllën

17′ – Turtulli ndërhyn ndaj Mensas, kryesori Jorgji akordon goditje dënimi në një pozicion ballor me portën e  dhe karton të verdhë për mbrojtësin bardheblu. Moment i diskutueshëm!

15’ – Telushi provon me një të djathtë të fortë, por topi shkoi pak mbi kuadrat.

14’ – Asani provon nga një goditje dënimi, Ilion Lika zgjatet dhe largon rrezikun.

12’ – Daja harkon bukur nga e djathta, nëse Blazhevski nuk arriti tek topi, Hasani goditi nga shtylla e dytë, por pa mundur që të gjejë portën e Alban Hoxhës.

3′ – Telushi tenton nga distanca, por nuk ka saktësinë e duhur goditja e mesfushorit të Partizanit.

Atmosferëe nxehtë në shkallët e stadiumit!

Para ndeshjes ka nderime për Leo Carën, tifozin e vogël që humni jetën ditën e djeshme!

1′ – NIS NDESHJA!

Tirana: Lika, Doka (Oduamadi 61′), Turtulli, Berisha, Hoxhallari, Mauexhe, Daja, Hasani (Greca 79′), Kobinah, Sentamu (Ngo 52′), Blazhevski. Trajner: Ze Maria.  gatshëm: Abibi, Imami, Atingah, Karabeci.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi (Kalari 86′), Hila, Telushi (Hebaj 82′), Mala, Bardhi, Asani, Mensah (Kote 60′). Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Xhika, Bitri, Gojkoviç, Çinari.
Kartonë të verdhë: Turtulli 17′, Blazhevski 69’/ Hila 41′, Belica 51′, Telushi 56′
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Ermal Barushi, Denis Rexha, Juxhin Xhaja, Andi Koçi
Vëzhgues: Lysjen Nurishmi
Delegat: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *