VIDEO | Tirana shpëton në fund, mrekullia e Kobina “tërbon” Luftëtarin

Tirana ka shpëtuar në fund me Luftëtarin, pasi ka barazuar në shtesë. Një takim që u mbyll me rezultatin 1-1, me bluzinjtë që arritën të realizonin të parët me anë të Aleksit. Një ndeshej perfekte e bluzinjve, por në fund bardheblutë barazuan në mënyrën e vetme që mund t’ia dilnin: me një goditje nga jashtë zone. Kobina në shtesë arriti të mposhtë portierin Ruçi, që nuk mundi të reagonte dot. Fanatics nuk i pranojnë lojtarët, ndërkohë që pati goxha tension në pjesën e dytë. Shishe të shumta të hedhura në fushë. Një pikë për Tiranën, që shkon në kuotën e 25 pikëve.

NDESHJA – Strategjia e Luftëtarit ishte e ditur: ekuilibër taktik dhe kundërsulme. Në këtë moment të sezonit duhen pikët dhe gjirokastritët ia dolën që në fraksionin e parë të lojës të ishin të rrezikshëm dhe të shënonin edhe golin e epërsisë. Protagonistë ishin Demo e Aleksi, i pari asistues, tjetri finalizues. Halili, Turtulli dhe Greca ishin ata që rrezikuan, por pa sukses. 45 minutat e parë u mbyllën me epërsinë e Luftëtarit.

Në pjesën e dytë trajneri Mema u mundua të ndryshonte diçka te Tirana, por pa sukses. Bluzinjtë kishin një mundësi të mirë shënimi me sulmuesin Ismail Dunga, por keniani brenda zone nuk e çoi dot topin në rrjetë.

Rasti më i mirë për Tiranën ishte ai i Hoxhallarit, me mbrojtësin e majtë që nuk shënoi pranë portës së Luftëtarit. Portieri Ruçi arriti të bënte mrekullinë dhe të priste topin e gjuajtur me kokë nga lojtari i bardhebluve. Pak minuta nga fundi ishte Neziri, i cili i vetëm me Abibin nuk shënoi dot golin e dytë. Në shtesë ndodhi ajo që nuk pritej, një mrekulli e Kobina bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22

E diel, më 17 shkurt, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA – LUFTËTARI 1-1
Shënues: Kobina 93′ Aleksi 22′

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja (Maveje 59′), Hasani, Halili (Kobina 46′), Greca (Goxha 81′), Ngo. Trajner: Ardian Mema

 Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rapo (Açka 67′), Demo, Fili (Neziri 84′), Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Astrit Mahmuti, Laver Alla
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Ilirjan Kristo
Kartonë të verdhë: Hoxhallari 63′ / Hoxha 54′, Ramadani 87′

EPISODET

93′ – Kobina me një gjuajtje nga jashtë zone arriti të shënonte golin e barazimit për Tiranën.

87′ – Neziri i vetëm me Abibin nuk i arrin të shënojë dot. Mundësia më e mirë për të mbyllur takimin.

68′ – Hoxhallari ndalet nga portieri Shkëlzen Ruçi. Krosimi në zonë shkoi drejt mbrojtësit, i cili arriti të godiste me kokë. Portieri mik mrekullisht shmangu golin.

64′  – Luftëtari kishte një mundësi shënimi me sulmuesi Ismail Dunga. Shtatlarti e uli mirë topin në zonë, por më pas gjuajti mbi tra.

56′ – Rapo shmang Imamin dhe futet në zonë, gjuajtja e mesfushorit shkon pak mbi tra. Rast i mirë për Luftëtarin.

46′ – Grent Halili ishte lojtari i parë që u zëvendësua.Trajneri Mema aktivizoi ganezin Uinful Kobina.

30′ – Greca gjuan fort në hyrje të zonës, topi shkon pak mbi traun e portës. Rast i rrezikshëm për bardheblutë

25′ – Turtulli iu afrua golit të barazimit, pas pasimit të Kërçikut. Edhe Ngo nuk ia del në të njëjtin aksion

22′ GOL – Aurel Demo pason saktë në zonë për Aleksin, ky i fundit arrin të shënojë dhe të kalojë në avantazh bluzinjtë.

3′ – Grent Halili kishte një mundësi të mirë për Tiranën, sulmuesi e goditi topin pasaktësisht edhe pse ndodhej shumë pranë portës kundërshtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *