VIDEO | “Tiki-taka” edhe jashtë fushe, “asist” me klas për talentin e Sitit!

0

Mançester Siti la pas zhgënjimin e eliminimit nga Champions Liga, u “hakmor” ndaj Totenhemit dhe u rikthye në krye të Premier Ligës. Mjaftoi një gol i Fil Fouden në minutën e pestë të ndeshjes për t’i dhuruar tre pikë të arta ekipit të Guardiolës.

18-vjeçari i talentuar finalizoi me kokë një asist të Agueros pas një aksioni shumë të bukur të vendasve. Ky ishte goli i parë në Premier Ligë për të me Sitin, pjesë e së cilit është që nga fëmijëria.

Një gjest i bukur ka ndodhur në fund të ndeshjes, diçka që konfirmon harmoninë e madhe dhe altruizmin që ekziston tek ekipi anglez. Bernardo Silva është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, por portugezi ka treguar zemrën e tij të madhe.

Ai ka vendosur t’ia dhurojë këtë çmim shokët të tij, Fil Fouden. “Dua t’ia dhuroj këtë çmim shokut tim. Unë me të vërtetë mendoj se Fil e meriton. Ai është i ri në moshë dhe një futbollist fantastik. Kjo është për ty, Fil”, është shprehur plot klas Bernardo Silva, duke emocionuar mesfushorin ofensiv.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.