VIDEO | Tifozi special elektrizon turmën, Tiago Silva shijon performancën

Reperi Dave publikoi në vitin 2016 një këngë kushtuar Tiago Silvës, mbrojtësit dhe kapitenit të PSG-së. Ndërkohë që po performonte në festivalin e Glastonbury, Dave ka ftuar një nga të pranishmit në skenë, me kushtin që ky i fundit të dinte tekstin e këngës.

Një i ri me bluzën e Tiago Silvës, i quajtur Aleks, është përzgjedhur dhe është ngjitur lart në skenë. Tifozi personal i brazilianit i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij, madje edhe vetë 34-vjeçarin.

Atmosferë fantastike në skenë dhe në publik e krijuar nga interpretimi i Aleks. Vetë Tiago Silva ka publikuar videon në “Twitter”, duke mos e fshehur lumturinë e tij dhe falënderimet për Aleksin, njëkohësisht tifoz dhe këngëtar i aftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *