VIDEO| Tifozët tentojnë të godasin lojtarët, reagimi i Politanos është epik

Mbrëmjen e kaluar u luajtën ndeshjet për javën e dytë të “UEFA Champions League”. Napoli mundi Liverpulin, ndërsa Barça triumfoi në Londër ndaj Totenhem. Gjithashtu Inter arriti një fitore mjaft të vështirë në transfertën holandeze të PSV.

Pikërisht në ndeshjen PSV-Inter ka ndodhur një episod mjaft interesant. Në zhvillimet e një goditje dënimi në favor të zikaltërve, në momentin kur Politano po priste që arbitri të bëntë me sprajin e tij vendin ku do të goditej faulli, tifozët e PSV kanë hedhur një gotë birre në drejtim të mesfushorit të Inter.

Politano ka reaguar menjëherë dhe e ka kapur gotën e birrës, duke bërë që turma e tifozëve kundërshtar madje ta duartrokiste italianin, për “mjeshtërinë” e treguar në kapjen e gotës. Një episod me të vërtetë interesant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *