(VIDEO) Tifozët përçmojnë Dembele, Dortmundi kënaq në fushë!

Prag ndeshja Dortmund-Herta Berlin ka nisur me disa tifozë që te fanella me numër “7”, që vetëm pak ditë më parë ishte ende e Dembelesë, kishin shkruar shifrën të cilën do t’i paguajë Barcelona skuadrës verdhezi për blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Në fakt, janë plot 148.000.000, pra 148 milionë euro ato që bëjnë diferencën dhe që detyruan gjermanët të dorëzoheshin.

E teksa jashtë përçmohet francezi, brenda fushës është kënaqësi të shohësh ekipin verdhezi, i cili fiton 2-0 ndaj Hertës, me golat e Obamejangut dhe Nuri Shahinit. Por, skuadra vendase pati edhe raste të tjera për të trefishuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *