VIDEO/ Tifozët para hyrjes në stadium, oshëtima në rrugët e Tiranës prej derbit

Edhe pak orë na ndajnë nga momenti kur ekipet e kryeqytetit do të hyjnë në fushë për tu përballuar me njëra – tjetrën, ndërsa tifozët kanë nisur më herët derbin. Grupimi “Tirona Fanatics” është grubmulluar pak kohë më parë në qendër të qytetit, nga ku do të nisin edhe marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”.

Tifozët bardheblu kanë filluar koret e tyre disa orë para nisjes së ndeshjes, duke ndezur në këtë mënyrë atmosferën. Në një video të shpërndarë nga “Ora News”, tifozët e Tiranës nuk kanë kursyer as thumbimet për kundërshtarët e tyre të përjetshëm, Partizanin./Sport Ekspres/