VIDEO | Tifozët i kërkojnë të qëndrojë, përgjigja e Hazard është e qartë!

Eden Hazard padyshim është çështja më e nxehtë e kësaj prag merkatoje, me belgun që duket shumë pranë një kalimi te Reali i Madridit.

Së fundmi, sulmuesi anësor ka bërë edhe një gjest, që ndoshta ka konfirmuar gjithçka për sa i përket të ardhmes së tij. Disa tifozët të Çelsit e kanë parë me makinë Hazard dhe i kanë kërkuar të qëndrojë te klubi londinez.

Përgjigja e Hazard? Video flet vet, me belgun që tund kokën në fund, si për të thënë që qëndrimi në Angli duket i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *