VIDEO/ Tifozët e Tiranës nisen drejt “Air Albania”, këngë dhe kore përpara Skënderbeut

Tirana do të luajë në orën 17:00 përballjen e radhës kundër Skënderbeut. BArdheblutë kanë një ecuri të frikshme me Egbo në stol dhe kanë ndërmend që ta vazhdojnë edhe në ndeshjen e sotme. Kryeqytetasit kanë lënë edhe një herë tjetër shtëpinë e tyre “Selman Stërmasi” për të luajtur sot në “Air Albania”.

Tifozët bardheblu nuk kanë ndërmend ta braktisin ekipin e tyre, që këto kohë u kanë falur shumë emocione me paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Mbështetësit e Tiranës, ashtu siç edhe kanë lajmëruar më herët janë grumbulluar 1 orë përpara fillimit të takimit. Madje kanë nisur që tani të hyjnë në stadium, për të zënë vendin e tyre dhe për të shijuar ndeshjen që ekipi i tyre i zemrës do të luajë kundër Skënderbeut të Ilir Dajës. “Sport Ekspres” ka siguruar video ku tifozët e bardhebluve shihen duke iu drejtuar stadiumit, ndërsa e kanë ndezur tashmë atmosferën që përpara fillimit të takimit./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *