Video | Tifozët e Njukasëllit ngrihen në protesta ndaj pronarit kurnac

0

Marrëdhënia midis pronarit të Njukasëllit, Majk Eshli, dhe tifozëve të klubit është në një pikë kritike. Eshli është një ndër personat më të pasur në Angli, falë rrjetit të dyqaneve të veshjeve sportive “Sports Direct”, por pavarësisht pasurisë së madhe, klubi i Njukasëllit për të është thjesht një biznes nga i cili ai dëshiron të fitojë të ardhura shtesë, megjithëse ato janë krejtësisht të papërfillshme kur merr parasysh se kemi të bëjmë me një miliarder.

Përplasjet midis presidentit dhe trajnerit Rafa Benitez po bëhen gjithmonë e më të forta dhe nuk do ishte çudi nëse tekniku spanjoll do të jepte dorëheqjen e parakohshme. Duke parë situatën aspak të mirë, disa qindra tifozë janë mbledhur para një dyqani të “SportsDirect”, duke protestuar në mënyrë paqësore, me kore kundër pronarit dhe në mbështetje të trajnerit Rafa Benitez.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.