VIDEO/ Tifozët e Milanit e adhurojnë ende, Kutrone shënon me super aksion në debutim te Fiorentina

Patrick Cutrone nuk ka pritur gjatë për të shënuar golin e parë me skuadrën e Fiorentinës. Futbollisti italian u bashkua me violët këtë muaj, ndërsa sot debutoi në fushë me gol duke i dhënë avantazhin ekipit të tij kundër Atalantës.

Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë, ndërsa Fiorentina po udhëheq me shifrat 1-0 që në minutën e 10 të takimit, kur ish-sulmuesi i Milanit finalizoi një super aksion të krijuar nga violët. Cutrone e feston në këtë mënyrë rikthimin e tij në Itali, aty ku duket se rruga për të gjetur rrjetën nuk është aspak e vështirë për të, në të kundërt nga eksperienca që kaloi në Premier League me Wolverhampton./Sport Ekspres/