VIDEO | Tifozët e Atletikos nuk dorëzohen, protesta për qëndrimin e kapitenit

Dashuria midis Atletikos së Madridit dhe Diego Godin po shkon drejt përfundimit pas nëntë vitesh. Kapiteni i qindra betejave do të largohet në fund të sezonit, atëherë kur i përfundon kontrata me ekipin spanjoll. E ardhmja e tij është Serie A dhe mediat raportojnë për një akord me klubin e Interit, që i ka ofruar 32-vjeçarit një kontratë dy-vjeçare me opsionin për të nënshkruar dhe për vitin e tretë.

Lajmi i dalë para disa ditësh i kapi të papërgatitur tifozët e Atletikos, që nuk e pranojnë dot faktin të humbasin kapitenin e tyre dhe një nga mbrojtësit më të mirë në botë gjatë këtyre viteve. Ata kanë bërë thirrje për protesta gjatë ndeshjes që ekipi i Simeones po luan në shtëpi kundër Levantes.

Qëllimi i tifozëve është mbështetja ndaj kapitenit uruguaian dhe ata po tentojnë maksimumin për t’i ndryshuar mendjen lojtarit dhe për të rinovuar me Atletikon. Tifozët nuk dorëzohen dhe janë gati t’i transmetojnë gjithë dashurinë e tyre kapitenit, pavarësisht faktit që vështirë se ai do të vazhdojë të udhëheqë në fushën e blertë ekipin “colchoneros” dhe pas këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *