VIDEO / Tifozët anglezë ngrenë në këmbë policinë spanjolle, Sevilja kthehet në “fushëbetejë”

Pavarësisht se futbolli anglez ka lënë pas krahëve periudhën e errët të viteve 80-të, ku huliganët bënin kërdinë nëpër rrugët e qyteteve angleze, akoma ka mbetur një problem i trashëguar nga ato kohëra.

Kudo që udhëton kombëtarja angleze, vjen një ushtri tifozësh besnik nga të gjitha qytetet vendit. Fatkeqësisht një pjesë e këtyre tifozëve, të ndikuar dhe alkooli dhe drogëra të tjera, bëhen një makth për banorët e vendas, duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe luftime në distancë me forcat policore.

Episodi më i fundit ka ndodhur në Spanjë, ku Anglia luan sot ndaj përfaqësueses spanjolle. Në videot që po qarkullojnë në Internet shihen qartë çmendurit e tifozëve anglez, që në përplasje e sipër me policinë dëmtojnë makina e dyqanet e qytetit në zemër të Andaluzisë.

               Tifoz anglez në gjendje të rënduar nga konsumi i lartë i alkolit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *