VIDEO | Thyhet Kukësi, Skënderbeu triumfon dhe i jep “asist” Partizanit

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë vlera përballë Kukësit, duke i mposhtur verilindorët me rezultatin minimal, 1-0. Një gol që në minutat e para të takimit, i shënuar nga Bruno Dita, rezultoi vendimtar për “Ujqërit e Dëborës”, që morën tri pikë të arta.

Kukësi merr kështu një goditje të rëndë sa i takon luftës për titullin kampion, duke i dhënë të gjithë kontrollin skuadrës së Partizanit. Verilindorët, në rast fitoreje, kishin mundësi të qëndronin në vetëm tri pikë pas Partizanit, për të pritur të qetë ndeshjen e nesërme të “Demave” kundër Teutës.

Megjithatë, kuksianët u mposhtën në Korçë dhe presioni tashmë është shumë i madh mbi supet e Cungut. Partizani ka mundësinë të shkojë +9 pikë në rast se triumfon kundër Teutës, duke hedhur hap të rëndësishëm për titullin kampion.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25

E shtunë, më 16 mars, ora 17:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu-Kukësi   1-0
Dita 4′

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan (Oto Xhon 60′), Gripshi (Bregu 90′), Krasniqi. (Të gatshëm: Teqja, Pëllumbi, Taipi, Asani, Toskiç, Bregu, Oto Xhon) Trajner: Orges Shehi

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja (Rama 46′), Limaj (Shkurtaj 63′), Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo. (Të gatshëm: Gomish, Joti, Musolli, Rama, Shkurtaj) Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Nertil Bregasi, Kreshnik Bajramaj
Delegat:
Alban Tafaj; Vëzhgues: Prek Pjetrush

Kartonë të verdhë: Gripshi 90’ / Teqja 90’

Karton i kuq: Abazi 77’

EPISODET

90’ Mbyllet sfida, Skënderbeu triumfon përballë Kukësit

85’ Shans i artë për Kukësin. Rroca dhe Shkurtaj kombinojnë mirë, me këtë të fundit që rrotullohet brenda zonës dhe shërben Rexhinaldon. Një penallti në lëvizje për mozambikasin, i cili gjuan, por Dajsinani grushton në goditje nga këndi. Luhen minutat e fundit

77′ Ndërhyrje shumë e ashpër nga Leonit Abazi. Mbrojtësi nga Gjilani ndërhyn ashpër kundër Maliqit dhe për Jorgjin nuk ka dyshime. Karton i kuq i menjëhershëm!

72’ Rast i mirë për Kukësin. Krosimi nga Rroca shkon në këmbët e kapitenit Shameti, i cili e kontrollon mirë dhe godet. Përplaset edhe me Radash dhe u krijua iluzioni i penalltisë, por loja vijon

46’ Starton fraksioni i dytë i lojës, Rama hidhet në fushë nga Cungu

45’ Mbyllet pjesa e parë në Korçë! Skënderbeu dominues, Kukësi duhet të zgjohet në të dytën

33’ – Harkim i rrezikshëm i Pervan, Teqja i vendosur pranë vijës fatale largon topin me lehtësi

25’ Skënderbeu pretendon për penallti. Krosimi nga ana e Gripshit përplaset në trupin e Maliqit. Lojtarët e Skënderbeut protestojnë për penallti, por për gjyqtarin, gjithçka është e rregullt

4’ Goooool Skënderbeu! Bruno Dita kalon në avantazh vendasit vetëm pas katër minutash lojë. Muzaka kroson në qendër dhe në rrëmujë totale, Pervan arrin të godasë me të majtën. Gjuajtja e tij ndalet nga shtylla, por topi i kthyer shfrytëzohet mjaft mirë nga Dita, që shënon me portën e boshatisur

1’ Fillon sfida

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *