VIDEO | Tërbohen te Kukësi: Shpifje, përgënjeshtrojeni!

Te Kukësi nuk u ka pëlqyer fakti që është shkruar se në vend të portieri Faton Maloku është hedhur në fushë Stivi Frashëri. Verilindorët kanë postuar një video ku tregojnë se pas dëmtimit të ish-portierit të Feronikelit është hedhur në fushë i riu Jetmir Basha. Për këtë ata kanë postuar edhe një video ku e faktojnë diçka të tillë.

QËNDRIMI I KUKËSIT – “Gjatë ndeshjes miqësore Basaksehir-Kukësi, portieri Jetmir Basha është aktivizuar për 35 minuta. “Gardiani” kuksian zëvendësonte portierin Faton Maloku pas një dëmtimi të shkaktuar gjatë kësaj ndeshje miqësore. Ndërkohë, gjatë gjithë pjesës së parë, është aktivizuar portieri Stivi Frashëri.

Sqarojmë opinionin sportiv se, shkrimet në disa portale që portieri Frashëri është rifutur përsëri në lojë pas zëvendësimit të tij nuk janë aspak të vërteta dhe iu bëjmë thirrje portaleve në fjalë të reflektojnë e përgënjeshtrojnë këtë SHPIFJE!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *