VIDEO/ Ter Stegen ka veshur “uniformën magjike”, Peter Olainka nuk u beson syve

Peter Olainka ndodhet në një formë të jashtëzakonshme dhe këtë po e tregon në “Champions League”. Jo vetëm goli ndaj Interit, por sulmuesi që më parë ka luajtur në Superiore, ishte shumë pranë edhe realizimit daj Barcelonës.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 pas golit të Mesit, por Ter Stegen ka bërë të paktën tre pritje shpëtimtare. Pastaj ajo ndërhyrje ndaj Olainkës në minutën e 37 ishte e një tjetër kalibri. Për çdo gardian tjetër do të ishtë një gol i sigurtë, por portieri i Barcelonës duket se ka veshur “uniformën magjike” dhe ka fluturuar në cepin tjetër për t’i ndalur festën Olainkës. /Sport Ekspres/