VIDEO/ Teoritë konspirative të “The Simpsons” bëjnë namin, të njëjtat pamje si te Joshua-Ruiz

Sa herë flitet për “The Simpsons”, serialin e vjetër dhe që në fakt më tepër bujë ka bërë me kalimin e viteve, vijnë menjëherë ndërmend teoritë konspirative. Të parashikosh saktë atë që do të ndodhi në të ardhmen, këtë gjë e ka bërë më së miri ky serial mbi shumë tema.

Padyshim që pika kulminante ishte zgjedhja e Donald Trump si president në Amerikë, një skenë kjo e cila është parë edhe më herët te “The Simpsons”. Por edhe mbi problematikat dhe fenomenet e ndryshme globale, që janë parashikuar me përsosmëri.

Në orët e fundit është duke qarkulluar në internet edhe një pjesë e luftës së “Drederick Tatum dhe Homer Simpson”, dy personazhet e serialit, e cila përmbledh saktësisht atë që ka ndodhur mes Anthony Joshua dhe Ruiz. Ky i fundit që është më shtatshkurtër dhe që ka më shumë kile, ndërsa i palestruari dhe që ka trupin më të mirë e kontrollon sipas dëshirës së tij ndeshjen. Gjithmonë është komentuar si një parashikim i saktë në kohë dhe gjetjen e radhës të “The Simpsons”, por e vetmja gjë që mund të themi me siguri, është se intuita dhe fantazia e rregjizorëve të këtij seriali ka qenë në nivelet më të larta. /Sport Ekspres/