VIDEO: Tensioni në Partizani-Laçi, policia u dynd para stadiumit

0

Ndeshja mes Partizanit dhe Laçit u mbyll e barabartë 1-1 dhe gjyqtari Emirjon Sino pati shumë punë për të bërë. Loja ishte shumë e luftuar dhe u vendos nga dy penallti, një për secilën skuadër.

Tifozët e Partizanit ishin përgjatë gjithë kohës të irrituar me arbitrimin, që sipas tyre, ishte skandaloz. Sharjet dhe ofendimet nuk munguan në adresë të gjyqtarit kryesor, që në përfundim të takimit, u shoqërua nga forca policore dhe u largua me shpejtësi drejt tunelit.

Edhe pas përfundimit të takimit, situata ka qenë e tensionuar si brenda, ashtu dhe jashtë stadiumit. Forcat e policisë u shtuan për të shmangur incidentet dhe siç shikohet nga fotot e siguruara nga “Sport Ekspres”. Situata nuk ka qenë aspak e mirë brenda dhe rreth stadiumit “Selman Stermasi”, kjo edhe për shkak të një momenti tensioni që pati mes dy tifozëve në tribunë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.