VIDEO | “Tenis” dhe kryesim, Bajerni tallet me Maincin. Dejvis gjen golin e parë

Bajerni bëri atë që di të bëjë gjithmonë, sa herë që është i acaruar ose “plagosur”. Eliminimi nga Liverpuli në mesjavë në Champions trishtoi tifozët bavarezë, por djemtë e Kovaç u rikthyen në kampionat me një fitore tenistike.

Gjiganti gjerman mposhti Maincin me rezultatin 6-0, ku ra në sy Hames Rodrigez me një trigolësh shumë të bukur dhe goli i parë i Alfonso Dejvis, talentit 18-vjeçar që u fut në fushë si zëvendësues.

Dejvis feston golin e parë

Kjo fitore e rikthen Bajernin në krye. Bavarezët dhe Dortmundi kryesojnë me nga 60 pikë, por ekipi i Kovaç ka golavarazh më të mirë. Gara për titullin kampion do të jetë shumë e luftuar deri në fund, pavarësisht se ndeshja direkte e 6 prillit në “Allianz Arena” do të vendosë shumë për ekipin fitues.

Bajern Mynih-Mainc 6-0
(Levandovski 3’, Rodrigez 33’, 51’, 55’, Koman 39’Dejvis 70’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *