VIDEO/ Teknologjia kapërcen kufijtë, inagurimi i stadiumit në Argjentinë dhe hologrami me luan

Në Argjentinë ka rezultuar një inagurim spektakolar ai i stadiumit të Estudiantes. Bëhet fjalë për ekipin me histori dhe për arsye të sigurisë nuk luante në shtëpi prej 14 vitesh. Por me gojë hapur i ka lënë të gjithë hapja e dyerve në arenën e re.

Por ajo që ka bërë xhiron e të gjithë mediave në këtë inagurim, ishte kapërcimi i teknologjisë në nivelet më të larta. Nëpërmjet hologramit është shfaqur një luan që ka bërë rrugëtimin në gjithë stadiumin, pasi është njëkohësisht edhe simboli i kësaj skuadre. /Sport Ekspres/