VIDEO/ Teatër në Suedi apo vendosje e dobët? Kështu e pësoi ekipi i Fidan Alitit

Kampionati në Suedi ka përfunduar me një dramë në madhe si për kryesimin dhe për vendet e fundit, me saktësisht për atë që të dërgon në “Play Off”. Djrugarden i Astrit Hajdarit ka marrë vendin e parë pas barazimit 2-2 ndaj Norrkoping, duke u renditur vetëm një pikë më shumë se Malmo dhe Hamarby.

Por nga ana tjetër, ishte Kalmari, një ekip me shumë histori në Suedi dhe ku luan Fidan Aliti, që përfundoi në “Play Off”. Pavarësisht humbjes me rezultatin 3-0 ndaj Sirius, ishte verdikti i ndeshjes Falkenberg-Esklistuna e përfunduar 1-0 që e dërgoi deri në këtë pikë.

Goli në ndeshjen e Falkenberg erdhi në minutën e fundit, në të 92-tën dhe lë vend për shumë dyshime. Esklistuna ndodhej në vendin e fundit dhe pa shpresa të mëdha mbijetese. Në minutën e fundit mbrojtja është hapur pak si më tepër nga çfarë duhej dhe nga niveli i treguar në 90 minuta. Vendasit e kishin fare të thjeshtë të shënonin dhe të kalonin Kalmarin në renditje.

Një mbrojtje tërësisht inekzistente e miqëve që lë vend për dyshime të mëdha, po ashtu si edhe për një vendosje të dobët pasi nuk kishin asnjë motiv për të luajtur. Megjithatë gjithçka Kalmari e kishte në dorë në ndeshjen e saj, që e humbi 3-0. /Sport Ekspres/