VIDEO/ Të qeshura te Juventusi, Ronaldo humbet klasin edhe në stërvitje

Ronaldo nuk është duke kaluar një sezon të mirë me Juventusin dhe kjo shihet qartë edhe te golat që portugezi ka shënuar në këto ndeshje. Sulmuesi i bardhezinjve nuk po shfaq më të mirën e tij në fushën e blertë, madje një gjë të tillë nuk po e bën as në stërvitje.

Gjatë seancës stërvitore të Juventusit, Ronaldo gabon për një moment në pasim dhe kjo ka sjellë edhe të qeshura te lojtarët e tjerë. Gjithçka është kaluar me humor nga ana e futbollistëve bardhezinj, ndërsa Ronaldo refuzon të futet në mes për të vazhduar lojën dhe nis të shkelmojë topat sa më larg./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *