VIDEO | Të luash me grintë e sakrificë, “leksioni” vjen nga Eljonusi

Sot, nuk janë të paktë njerëzit që thonë se paraja ka ndryshuar futbollin dhe nuk ka më lojtarë që japin gjithçka në fushë. Por, nëse lemë mënjanë dozat e pesimizmit mund të zbulojmë me qindra shembuj, ku futbollistë të ndryshëm u mësojnë çdo grupmoshe se çdo të thotë të luash deri në pikën e fundit.

Së fundmi një video që ka bërë shumë bujë në internet është ajo e Tarik Eljonusit.  Sulmuesi norvegjez, i cili luan për skuadrën suedeze të AIK i ka impresionuar të gjithë me punën e pandalshme që kreu në një fragment të lojës në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kalmar, takim ky që në rast fitoreje do të rikthente AIK te titulli kampion pas nëntë sezonesh pritje.

https://twitter.com/sportvision_/status/1059423133181116416

Ndeshja pati një fund të lumtur, pasi AIK fitoi me rezultatin 1 – 0 takimin dhe nuk Eljonusi ishte përsëri protagonist, pasi dha harkimin vendimtar për golin e shënuar nga mbrojtësi Janson.

https://www.instagram.com/p/BqFjvBblQx1/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *