VIDEO/ Të gjithë u tallën me pasimin e Kandrevës, “no look” më i pakuptimti në historinë e futbollit

0

Në ndeshjen që Lacio do të fitonte ndaj Interit me rezultatin 2-1, kishte edhe një moment të veçantë që po vazhdon të komentohet dhe shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një tentativë të Kandrevës për të përsëritur pasimin “no look”, që e kemi parë nga yjet e futbollit botëror.

Por i ardhur nga ky lojtar i Interit, ka rezultuar si më i pakuptimti në historinë e futbollit. Të gjithë e kanë përdorur këtë video në formë qesharake, për të treguar dështimin e misionit. Në rastin e Kandrevës që gjendej në këndore, është parë topi, kundërshtari që po afrohej dhe njëkohësisht shoku i skuadrës. Pasimi ka shkuar në lojtarin më të afërt dhe pa vertikalizim të gjatë, ndërsa elementi i befasisë nuk ka ekzistuar askund. E për ta krahasuar me rastet e Ronaldinhos apo Ronaldos shpeshherë, Kandreva duhet të qeshi disi edhe me veten për tentativën e tij. “No look”, por për çfarë? /Sport Ekspres/


You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.