VIDEO/ Të bërë tapë dhe në mikëpritjen e Kosovës, anglezët këndojnë: Fu**k Serbia!

Anglezët dhe pija është një dashuri e hershme dhe që nuk përfundon kurrë. Këtë herë janë mikëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme në Kosovë. Si rrallëherë nuk do të kemi përleshje dhe sherre në vendin ku ka lindur futbolli, por gjithashtu edhe ku shfaqet më së tepërmi huliganizmi.

Dardanët janë përgatitur në mënyrën perfekte për të lënë një panoramë sa më të mirë edhe për mediat në Europë. Pasi Sterling ka marrë racizëm në shumë stadiume të Europës, banderola duke i ofruar mirëseardhjen yllit të Manchester City janë shfaqur në Kosovë.

Gjithashtu edhe Harry Keane është pritur me lule, ndërsa tifozët shqiptarë dhe që adhurojnë “Premier League” kanë dalë për t’i përshendetur futbollistët e Anglisë teksa po vinin me autobuzin e tyre drejt stadiumit.

Sa i përket tifozëve anglezë, vendodhja e tyre është e kuptueshme: “Lokali”. Teksa me pijen që gjithmonë e teprojnë dhe në shoqërinë e tifozëve shqiptarë, nuk ngurrojnë të këndojnë edhe këngë kundër Serbisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *