VIDEO/ Të bën për të qeshur! Autogol si të luhej bilardo, i hipnotizoi magjia e Mbapes

PSG ka fituar me rezultatin 6-1 ndaj Saint Etiene, në takimin e vlefshëm për Kupën e Francës. Tripleta do të ishte e Mauro Ikardit, ndërsa Nejmar dhe Mbape do të shënonin dy golat e tjerë. Listën e kompleton portieri i Saint Etiene, sa i përket golave që u realizuan nga kampionët e Francës.

Në minutën e 44 do të ishte autogoli qesharak i Aulin, që bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale. Mesa duket të gjithë lojtarët kundërshtarë ishin të hipnotizuar nga lëvizja mashtruese e Mbapes, që futi topin bukur në zonë. Atje sfera do të kapte dy lojtarët e Saint Etiene, shtyllën, këmbën e portierit dhe për të përfunduar në rrjetë. Një skemë perfekte e bilardos, por që këtë herë praktikohet në futboll. /Sport Ekspres/