VIDEO/ Tashmë mund të shpërthejë lirshëm, De Ligt gjen golin e parë në derbi me Juventusin

Më në fund pak frymëmarrje për De Ligt! Mbrojtësi holandez ka arritur të gjejë golin e parë me fanellën e Juventusit. Pikërisht në minutën e 70, teksa pas një goditje këndi dhe topi të ngelur në zonë, do të vinte goditja me këmbë e De Ligt për të dërguar topin në rrjetë.

Kjo i jep avantazhin aktualisht bardhezinjëve, pasi po fitojnë në derbin e Italisë ndaj Torinos me rezultatin 0-1. Ndërkohë mbrojtësi holandez kalon nga “djalli” në “hero”, të paktën deri në këto minuta, pasi VAR-i ia fali një prekje të topit me dorë në pjesën e parë, duke mos i sinjalizuar asgjë kryesorit. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/juvefcgifs/status/1190740451994808320