VIDEO/ Tallje me stemën e Realit, Bale qeshje ironike me Zidan dhe dremitje në ndeshje

Gjithmonë i njëjti diskutim te Reali i Madridit, Gareth Bale. Ky i fundit e gjen mënyrën për të treguar se nuk është i interesuar për madrilenët. Këtë herë nuk është larguar me makinë për të shmangur disa minuta nga takimi me Alaveshin, por maskën e mbrojtjes e ka përdorur për të dremitur pak gjatë takimit.

Sigurisht që kjo sjellje i ka irrituar shumë tifozët e Realit që janë disi të mësuar me bëmat e Gareth Bale. Por këtë herë limiti është tejkaluar ndjeshëm dhe ndarja në merkaton e verës është e pashmangshme. Uellsiani nuk është aktivizuar për asnjë minutë ndaj Alaveshit dhe për këtë arsye ka reaguar në këtë mënyrë, ndërsa ka bërë edhe buzëqeshje ironike kur Zidan përdori edhe zëvendësimin e fundit, për të mos e aktivizuar sërish Bale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *