VIDEO/ Talleshin dhe e quanin mbipeshë, tani duartrokasin perlën e Lukakut te Interi

Romelu Lukaku është tërësisht i shndërruar te Interi, me periudhën që e kemi parë te Manchester United. Sulmuesi belg ka arritur të shënojë një gol të mrekullueshëm në përballjen ndaj Breshias, për të vulosur atë fitoren me rezultatin 1-2.

Gjithçka e bërë në perfeksion dhe një goditje e fundit që nuk i la asnjë mundësi për ndërhyrje portierit kundërshtar. Reagimi i Antonio Conte-s ishte gjithashtu “i çmendur”, duke u hedhur si një djalosh i ri për të festuar me belgun. E sa shumë kritika që ishin për këtë sulmues kur erdhi te zikaltërit, duke përmendur se ishte mbipeshë, por tashmë janë të gjithë që duartrokasin perlat e Lukakut. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/TFWriter/status/1189302967758966784