VIDEO | Tahiraj nuk ndalet, realizon “mrekullinë e shtatë”

Sezon i  mirë për Aluminij, që ka arritur të mposhtë me rezultatin tenistik 6-2 skuadrën e Olimpija Ljubjana. Në fushë si zakonisht ishte edhe Françesko Tahiraj, mesfushori me tipare sulmuese i Aluminij.

Nuk mund të mungonte një gol prej tij. Në pjesën e dytë vlonjati, i cili ka luajtur me Shqipërinë U17 në të shkuarën, shënoi golin e katërt për skuadrën e tij. Një realizim i bukur nga ana e Tahirajt, i cili ka regjistruar golin e shtatë në kampionat. Sot ai mori edhe karton të verdhë në pjesën e parë.

Futbollisti 22-vjeçar është shënuesi më i mirë për skuadrën e tij dhe deri më tani po bën një sezon mjaft të mirë. Në ndeshjen e sotme ka realizuar gol edhe një njohje e vjetër për futbollin shqiptar, mesfushori Marko Putinçanin. Në periudhën 209-2011 ai ka qenë pjesë e Dinamos në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *