(VIDEO) Supergol Strakoshës dhe tifozët e zhveshin nga gëzimi!

Rikardo Saponara u bë protagonist i madh dje në Lacio-Sampdoria, një ndeshje e çmendur, me dy gola në kohën shtesë, përveç një kartoni të kuq.

Lacio shënoi me 11-metërsh dhe dukej se siguroi fitoren, por edhe pse me 10 lojtarë, Samp u hodh e tëra në sulm dhe në minutën e 99-të Saponara doli i vetëm me Strakoshën, duke shënuar një gol fantastik.

Një realizim mjaft i bukur prej tij, teksa shtangu Strakoshën me një goditje të topit si të ishte një nga ata që merret me arte marciale. Më pas vrap drejt tribunës ku ishin tifozët miq dhe festë e madhe, aq sa tifozët i hoqën edhe të mbathurat.

“Pas golit shkova te tifozët, më hoqën edhe brekët, por ky është gëzimi i golit”.

https://twitter.com/FRVideos_SerieA/status/1071519027753820161

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *