VIDEO/ Super gol nga Florian Kamberi, i pari me fanellën e Rangersit dhe në urdhërat e Gerrard

Florian Kamberi ka tundur rrjetën ditën e sotme, duke shënuar edhe golin e parë me klubin e ri të Rangers. I ardhur në Glasgow në merkaton e janarit, sulmuesi shqiptar ka luajtur me fanellën e gjigantëve skocezë disa herë si zëvendësues, por nuk kishte arritur të shënonte. Por ngërçi i golave duket se ka marrë fund.

Kamberi u fut në lojë në minutën e 46 të takimit dhe vetëm 4 minuta më vonë ka arritur të gjejë rrjetën kundërshtare me një gol fantastik. Kështu prurja më e re e Kombëtares vendosi baraspeshën në transfertën me Johnstone, të cilën Rangers po e fiton me shifrat 1-2. Gerrard i ka thurur gjithnjë elozhe shqiptarit, që me këtë gol i justifikon të gjitha fjalët pozitive drejt tij./Sport Ekspres/

https://twitter.com/sturfcno1/status/1231589206889242626

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *