VIDEO/ Super Dembele dhe Ter Shtegen, vjen trofeu i parë për Barcelonën!

E ka vendosur ai, i shumëprituri Dembele! Në Marok, në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona triumfon ndaj Seviljes me një “silurë” të talentit të ardhur nga Dortmundi sezonin e shkuar, por që një dëmtim i prishi gjithçka…

Kampioni i botës me Francën ka zgjidhur gjithçka me një goditje të pakapshme nga portieri i Seviljes, rreth 30 metra, 10 minuta nga fundi. E megjithatë, ishte edhe Ter Shtegen protagonist, duke i pritur penallti në sekondat e fundit Ben Jederit.

Sakaq, deri në atë moment, ndeshja ishte interesante dhe andaluzët kishin goditur edhe tranversën me Vaskezin, teksa Navas gjithashtu pati shansin e mirë. Debutoi Andre Silva me Seviljen, teksa edhe Mesi provoi në të 61’.

https://www.youtube.com/watch?v=LG1rMxs2lqw

Në pjesën e parë, Sevilja kaloi përpara me anë të Sarabia, teksa do të duhej ndërhyrja e VAR-it për të shuar dyshimet, pasi fillimisht u anulua për pozicion të parregullt. Lenglet iu afrua golit të barazimit, teksa në të 42’, Mesi goditi shtyllën me goditje dënimi, por topi i kthyer i shkoi Pikesë, që e dërgoi në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=ryagmKq86bE

Kjo është Superkupa e 13-të e Barcelonës në histori. Sezonin e shkuar, po ndaj Seviljes, në Kupën e Mbretit, Barcelona fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *