VIDEO / Sulmuesit mungojnë, por Milani “shpërthen” në gola

Milani është rikthyer te fitorja pas tri barazimeve radhazi me triumfin 4-1 në transfertën kundër Sasuolos. Gatuzos iu desh të bënte pa Gonzalo Higuainin e dëmtuar dhe Patrik Kutronen, i cili ende nuk nuk e ka marrë veten nga dëmtimi në kavilje. Por, pavarësisht mungesës sulmuesve Milani shënoi katër gola, më shumë se çdo herë tjetër në këtë fillim kampionati.

Në minutat e parë të ndeshjes të dyja skuadrat iu afruan shumë golit. Di Françesko shpërdoi një mundësi të shkëlqyer, ndërsa Kesie iu afrua shumë golit, por ndërhyrja e Lirolës largoi topin në vijën fatale. Do të ishte përsëri mesfushori nga bregu i Fildishtë ai që do vinte një tjetër rast i mirë, që nuk kishte se si ta falte duke shtangur portierin Konsilji me një goditje të fuqishme.

Fillimi i pjesës së dytë foli vetëm për Milanin. Suso më në fund ia del të shënojë golin e tij të parë për këtë sezon në minutën 50-të me një goditje perfekte me të majtën. Vetëm 10 minuta më vonë erdhi radha e një spanjolli tjetër për të gjetur golin e parë Milanist. Kastijeho gjuan nga jashtë zonte dhe një përgjumje e Kosiljit bën që topi të tund përsëri rrjetën e Sasuolos.

Nga ky moment Sasusolo fillon të tregohet më agresive dhe merr kontrollin e lojës. Djuriçiç shkurton diferencën me një goditje rrafsh te tapetin e fushës që befasoi Donarumën. Pas golit të vendasve mbrojtja e Milanit filloi të tregonte shenja shpërqendrimi,por kësaj radhe pa pasoja serioze. Goli i fundit i takimit erdhi përsëri nga këmbët e Susos, që në minutën e takimi ekzekuton një goditje dënimi. Topi përplaset me murin dhe rikthehet në këmbët e spanjollit, i cili gjuan përsëri dhe shënon golin e dytë, falë edhe devijimit fatlum të Lokatelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *