VIDEO | Sulmi shpëton Gatuzon, por ky Milan nuk ka mbrojtje

Milani ka fituar në një takim “me zemër në dorë”, duke triumfuar 3-2 ndaj Sampdorias. Të besuarit e Gatuzos edhe pse kaluan në avantazh që në minutën e 17-të, me anë të Kutrones, e panë veten në disavantazh, pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë. Ishte fillimisht Saponara që vuri ekuilibrin, ndërsa Kualjarela kaloi miqtë në avantazh.

Gëzimi i Sampdorias zgjati vetëm 4 minuta, pasi Gonzalo Higuain riktheu baraspeshën, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim. Në fraksionin e dytë Suso mendoi për të entuziazmuar të pranishmit në “San Siro” duke i rikthyer avantazhin kuqezinjve.

Milani rikthehet te fitorja pas humbjes me Interin në kampionat dhe Betisin në Europa League. Skuadra e Gatuzos shkon në kuotën e 15 pikëve, po aq sa Sampdoria dhe Fiorentina që ndodhen në zonën e Europa League-s. Një fitore me shumë vlerë sa i përket anës morale, kjo për faktin se Milani do të zbresë në fushë sërish në mesjavë për të luajtur ndaj Xhenoas, sfidë kjo e prapambetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *