VIDEO: Strakosha hero, i pret penalltinë yllit argjentinas

Po luhet sfida mes Lacios dhe Udinezes, e vlefshme për Serie A dhe lacialët po udhëheqin 2-0. Udineze kishte mundësinë të rifutej në lojë, pasi në minutën e 52’, gjyqtari akordon një 11-metërsh në favor të tyre.

Ylli argjentinas, Rodrigo De Paul, merr përsipër përgjegjësinë për të ekzekutuar penalltinë, por përballë ka gardianin kuqezi, Thomas Strakosha, i cili i kupton krahun dhe bën një pritje fantastike, duke mbajtur rrjetën e paprekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *