VIDEO/ Strakosha dhe penalltia e pritur e polemikave, në Itali shpikin rregulla të reja

Rastet e diskutueshme në Itali nuk kanë munguar asnjëherë, madje as vënia në jetë e sistemit VAR nuk ka arritur t’i zbehë. Këtë herë aftësitë e arbitrave janë vënë sërish në pikëpyetje dhe kjo ka ndodhur në rastin e penalltisë së dhënë në ndeshjen mes Lacios dhe Leçes në favor të këtyre të fundit.

Portieri shqiptar, Tomas Strakosha ka arritur të bëjë mrekullinë për të tijët, duke i kuptuar krahun sulmuesit kundërshtar Babakar, i cili e dërgoi topin në krahun e djathtë të gardianit kuqëzi. Arrin t’i mohojë golin futbollistit senegalez, por jo sulmuesit Lapadula, që arriti ta shtynte topin e devijuar nga Strakosha në rrjetë. Për këtë të fundit mendoi kryesori i takimit, që anuloi golin e shënuar me motivin e vetëm se lojtari i Leçes kishte nisur të hynte në zonë pa u goditur ende topi nga Babakar.

Por polemikat kanë qenë të mëdha teksa shihet se përpos futbollistit italian, në zonë janë future edhe dy lojtarë të Lacios, që sipas rregullores sjell përsëritjen e 11 metërshit. Megjithatë gjyqtari ka qenë i prerë në vendimin e tij, duke i hequr kështu mundësinë ekipit të Leçes që të dërgonte gjithçka në barazpeshë në minutën e 67 të takimit, që në fund u mbyll me shifrat 4-2 për lacialët./Sport Ekspres/