(VIDEO) Stërvitje gladiatorësh/ Klaus Gjasula i përket një tjetër kalibri, ushtrime me shtanga dhe larg familjes

0

Klaus Gjasula i përket një tjetër kalibri. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë në këto ditë karantinimi vijon me një ritëm të lartë stërvitje, edhe pse në kushte shtëpie. Fiziku i tij i jashtëzakonshëm nuk mbahen në formë me ushtrime të thjeshta por me pesha të rënda e stërvitje me shtanga. Jo më kot është gladiatori i kuqezinjëve dhe kapiteni i merituar i skuadrës së Paderbornit.

Nga shtëpia e tij, Gjasula ndan disa momente për “Sport Ekspres” nga stërvitja e tij artilerike. Për të mbajtur muskujt të karikuar Klausi preferon ta sfocojë pak veten duke mos zgjedhur stërvitje normale. Mesfushori shqiptar po qendron pranë ekipit në Paderborn ndërsa familja e tij qendron në Freiburg. Nga komunikimi që patëm Klausi ka nisur stërvitjen me ekipin dhe fundi i pandemisë është drita jeshile që ai së bashku me skuadrën të zbresë sërish në fushën e lojës./Klaudio Ndreca – Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.