VIDEO | “Stërvitja e Guardiolës më e mirë se seksi”, Pep nuk ndan të njëjtin mendim

Besoj se e keni lexuar deklaratën e mbrojtësit Dani Alvesh, i cili kishte një vlerësim aq të madh për Pep Guardiolën, sa stërvitjen me të e konsideronte si një eksperiencë më të mirë sesa seksi. Normalisht një koment që ka ngjallur shumë reagime, por dihet që braziliani është një nga futbollistët që ka një sens humori që nuk di të ndalet.

Guardiola nuk kishte se si të mos ngacmohej nga gazetarët për këtë ngjarje, por përgjigja e trajnerit të Mançester Sitit ishte po aq epike. Pep deklaron me një zë të hollë: “Unë preferoj seksin” dhe më pas në sallë shpërthyen të qeshurat.

Guardiola dhe Dani Alvesh kanë punuar së bashku në kohën kur ishin te Bracelona. Mbrojtësi i PSG ka konsideratë për ish-trajnerin e ti, por që ndo të shkohej deri në atë pikë zor se i kishte shkuar në mendja ndonjë njeriu. Në fund të fundit secili ka preferencat e tij, ja për shembull Guardiola nuk ndan të njëjtin mendim me të, si shumëkush. (Jemi të bindur për këtë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *