VIDEO | Sprinti i Uzunit dhe pasimi perfekt, mahniten në Kroaci!

Myrto Uzuni është ende në kërkim të golit të parë në Kroaci me  Lokomotivën e Zagrebit, por që në debutim ka arritur të asistojë. Vlerësimet nga mediat vendase kanë qenë pozitive dhe deri më tani beratasi është aktivizuar në tre takime të plota.

Ditën e djeshme ai i nisi titullar në ndeshjen e Kupës kundër Primorac Biograd, ndërkohë që në minutën e 79-të arriti të rikuperojë një top në limitet e zonës së skuadrës së tij dhe u nis në një sprint. Jo vetëm kaq, pasi dha edhe një pasim perfekt për Lirim Kastratin, i cili nuk goditi si duhet në portë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *